Ferguson, 25 vjet në pankinën e Manchester
03/11/2011 00:00
Alex Ferguson, 69 vjec, feston të shtunën, me ndeshjen kundër
Sunderland, 25 vjet në pankinën e ekipit prestigjoz Manchester United.
Një nga arritjet më të spikatura të teknikut është anësori i kombëtares uellsiane, Ryan Giggs, që me Ferguson bëri debutimin e tij të parë në moshën 17-vjecare.
Giggs, aktualisht 37 vjec, ka kontribuar në fitoren e 12 titujve në Premier League nga United që kur Ferguson drejton skuadrën.
Por, trofetë e fituara nga tekniku skocez, që gëzon edhe titullin Sir të dhënë nga Madhëria e Saj, janë mbi 30.
Ndërkohë, në ndeshjen e së mërkurës në Champions League, Manchester United fitoi 2-0 ndaj rumunëve të Otelul Galatit.
Top Channel