Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

02/11/2011 00:00

Një sasi droge është bllokuar në portin e Vlorës, e cila kishte
destinacion vendin fqinj. Bëhet fjalë për rreth 60 kilogramë, të cilat
ishin paketuar dhe vendosur në pjesën e siperme të një automjeti IVECO.

Mjeti me targa AA 312 AD eshte ndaluar teksa do te kalonte traun doganor. Efektive te antidroges dhe policise kufitare kane kontrolluar pjesen e siperme te tij, duke gjetur te mire sistemuar sasine e droges. Ne kushtet e flagrances eshte ndaluar 30 vjecari Altin Deromema 30 vjec, i cili ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja e tij.

Menjehere eshte dokumentuar sasia e gjetur, e cila do te transportohej nepermjet tragetit te linjes Vlore- Brindisi.

Lenda eshte e tipit kanabis sativa e ambalazhuar ne 58 pako te mbeshtjella me natriban. Rasti me i fundit i ngjashem ne portin e Vlores u shenuar vetem disa jave me pare, kur nje sasi droge u tentua te kalohej nepermjet autobusit te pasagjereve te nje prej agjensive qe operojne ne transportin me Italine.

Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis

Policia në qytetin e Sarandës ka sekuestruar mëngjesin e së martës një sasi prej 127 kilogramësh lënde narkotike të tipit kanabis sativa.

Sipas informacioneve të fundit, sasia e drogës është gjetur në një makinë me targa Tirane, drejtuesi i të cilës është arrestuar.

Autoritetet policore lokale njoftojnë se personi në fjalë është një qytetar nga Fieri, i cili e kishte fshehur drogën në bagazhin e automjetit.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e seksionit të anti-drogës po zhvillojnë hetime për të zbardhur itinerarin e lëndës narkotike dhe destinacionin e saj.

Javën e kaluar policia e Tiranës dhe njësia speciale operacionale goditën një grup
që u kap gjatë tentativës për të futur në Tiranë ngarkesë kanabis
sativa, i destinuar për t’u shpërndarë në tregun e brendshëm të
kryeqytetit.

Katër persona u arrestuan në kushtet e
flagrancës pas aplikimeve të metodave speciale të hetimit, mes të cilave
përgjime telefonike, vëzhgim me agjentë dhe filmime në distancë. Në
përfundim të operacionit policor u kapën me 120 kilogramë lëndë
narkotike e të njëjtit lloj.

Po javën e kaluar, mbrëmjen e së shtunës, policia maqedonase konfiskoi 10 kilogramë heroinë me cilësi të lartë në vendkalimin kufitar të Qafë-Thanës, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Top Channel