Spears, projekte në kinematografi
02/11/2011 09:15
Britney Spears po mendon një rikthim në kinematografi.
Këngëtarja amerikane do të tentojë edhe një herë tjetër karrierën si aktore, një dekadë pas dështimit me filmin ‘Crossroads’.
“Vitin tjetër do të bëj një ndryshim në karrierë. E shoh veten në rolin e një detektiveje, vrasëseje apo një vajze të keqe”, tha Spears për mediat amerikane.
Turi i këngëtares këto ditë në Britaninë e Madhe ka qenë i dështuar dhe fansat e saj e kanë akuzuar në rrjetet sociale për mungesën e pasionit në skenë.
Turi i saj i titulluar ‘Femme Fatale’ ka dhe tre data të tjera në Britani, në qytetet Njukasëll, Shefilld dhe Mançester. Biletat për këto koncerte ende nuk janë shitur të gjitha.
Top Channel