Selena Gomez shkëlqen në Los Anxhelos

02/11/2011 17:25

Ndërsa i dashuri i saj, Justin Bieber, është vendosur në qendër të zërave që mund të ketë një fëmijë të panjohur, Selena Gomez shkëlqeu në një aktivitet bamirësie të organizuar në Los Anxhelos ditën e martë.

19-vjeçarja dukej veçanërisht tërheqëse, e veshur me një fustan ngjyrë të argjendtë me shpinë të hapur.

Me flokë të lëshuar dhe e pastolisur me gjerdane apo bizhuteri të shtrenjta, Selena dukej tërësisht e pashqetësuar nga “stuhia” që është krijuar në një prej lidhjeve më të famshme të momentit në botën e “showbizz”-it.

Për më tepër, gjatë aktivitetit bamirës, 19-vjeçarja u fotografua duke biseduar me entuziasëm me aktoren e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA