Mbron familjen Gaddafi, pezullohet modelja

02/11/2011 00:00

Mbrojtja e Mutassim Gaddafi-t dhe në përgjithësi familjes së liderit të
përmbysur libian, i kushtoi modeles italo-amerikane Vanessa Hessler
vendin e saj të punës në kompaninë gjermane të telefonise, “Alice”.

Bukuroshja 23-vjecare ka dhënë një interviste ku rrëfente historinë pasionante katër vjecare me djalin e Gadaffi-t që u vra bashkë me kolonelin në Sirtë.

“Ishte nje lidhje dashurie – thote ajo.- U trondita kur mesova c`kishte ndodhur. Ne keto momente me neverit cdo vend tjeter pervec Libise”.

Modelja i doli ne mbrojtje edhe familjes se ish-diktatorit. “Nuk jane ashtu sic i pershkruajne ne media jane njerez normale, – kembengul Hessler.-Nuk duhet besuar verberisht ne gjithe cfare shkruhet neper gazeta. Ishim ne, Franca e Britania e Madhe, që financuam rebelët. Keta njerez nuk dine se cfare bejne”.

“Nuk mund ta besoj qe Mutassim ka vdekur. E gjithe kjo eshte shume e trishte”, tha Hessler. 23-vjecarja nuk pranoi t’i terhiqte mbrapsht deklaratat e saj, megjithese kompania per te cilen punonte, i kerkoi hapur te distancohet nga pohimet e bera.

“Marredheniet e Vanessa Hessler-it jane ceshtje private dhe kete e kemi te qarte, por komentet e saj mbi konfliktin ne Libi, nuk mund t`i pranojme”, thuhej ne nje mesazh te kompanise, e cila premtoi se fytyra e vajzes qe e ka perfaqesuar prej vitesh, do te zhdukehj nga faqja e vet zyrtare brenda 24 oresh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB