Barcelona, Valdes thyen rekord

02/11/2011 09:50

Victor Valdes ka thyer mbrëmjen e së martës rekordin e ruajtjes së portës së paprekur, rekord që e mbante Miguel Reina në sezonin 1972-1973 për Barcelonën.

Portieri katalanas nuk ka pësuar gol prej 877 minutash në kompeticionet zyrtare me fanellën blaugrana.

“Jam shumë i lumtur për këtë arritje sepse është diçka që do të mbetet në histori. Dua të falenderoj prindërit e mi që e bënë të mundur këtë”, tha Valdes pas fitores 4-0 që Barcelona arriti ndaj Viktoria Plzen.

“Ky ishte një rekord i vështirë për tu thyer, por ekipi ka punuar shumë në stërvitje për të fituar ndeshjet dhe për të pësuar sa më pak gola”, shtoi portieri i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

Top Channel