Vdekja e Jackson, Murray refuzon dëshminë

01/11/2011 19:10

Ish-doktori i Michael Jackson, Conrad Murray refuzoi të dëshmojë para gjykatës për të mbrojtur veten në procesin gjyqësor të hapur kundër tij pas vdekjes së mbretit të pop-it.

Murray mohon akuzën e ngritur kundër tij, atë të vrasjes së pavullnetshme, akuzë kjo që mund t’i kushtojë atij disa kohë në burg, por edhe heqje të licensës së mjekut.

Ish-doktori i Jackson tha se kishte zgjedhur vullnetarisht dhe me dëshirë të mirë të mos vetëdeshmonte para gjykatës.

Vendimi vjen pas dëshmisë së dëshmitarëve të thërritur nga mbrojtja e dr. Murray, ku përfshihej edhe një mjek ekspert i propofolit, qetësuesi i fuqishëm të cilin Jackson e kishte konsumuar para vdekjes.

Procesi i thirrjes së dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja afron edhe më shumë vendimin për shpalljen fajtor apo jo të mjekut Murray.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA