Martin Scorsese mund të ketë gjetur një ide të re. Sipas agjencive të lajmeve të showbiz-it, regjisori i filmave me gangsterë ka shprehur interesin e tij për të kthyer në film librin “Njeriu i Dëborës”, i shkrimtarit nordik Jo Nesbo.
Sipas burimeve, Matthew Michael Carnahan është në bisedime për të siguruar skenarin. Libri flet për hetimet e detektivit Harry Hole.
Është nëntor në Oslo dhe bora e parë e vitit ka rënë. Birte Becker kthehet në shtëpi nga puna dhe sheh njeriun e dëborës që i shoqi dhe i biri kanë bërë.
Teksa familja qëndron në kuzhinën e shtëpisë duke parë nga jashtë “veprën”, djali vëren se objekti po vështron shtëpinë. Sytë e zinj të tij po fiksojnë dritaren dhe anëtarët e familjes.
Ndërkohë, detektivi Harry Hole merr një letër anonime të firmosur nga Njeriu i Dëborës. Pak më vonë ai gjen një lidhje të letrës me shumë cështje të tjera që ka hetuar në të kaluarën…
Ndërkohë, një tjetër novelë e Nesbo, “Gjahtarët e Kokave” është njoftuar se do të kthehet në film nga Summit Entertainment.
Top Channel