Ronaldo: Neymar, një nga tre më të mirët në botë…

01/11/2011 17:10

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo theksoi se nëse Neymar do të ishte transferuar tek Real Madrid në merkaton e verës në vend të qëndrimit në Brazil me Santos, tashmë do të konsiderohej si një nga tre futbollistët më të mirë të botës.

“Nëse Neymar do të luante me Real Madrid gjatë këtij viti mendoj se do të ishte një nga tre futbollistët më të mirë në botë”, shkroi Ronaldo në Tëitter.

Ronaldo, i njohur ndryshe si Fenomeni në kohën kur luante futboll, është personi që menaxhon të drejtën e imazhit të talentit 19-vjeçar.

Neymar është përfshirë në listën e 23 kandidatëve për Topin e Artë FIFA për herë të parë në karrierën e tij. Në këtë listë është i vetmi brazilian së bashku me mbrojtësin e Barcelonës Dani Alves.

Top Channel