Modelja humb punën, ishte ish-i i djalit të Gaddafit
01/11/2011 17:55
Modelja amerikane, Vanessa Hessler, është pushuar nga agjensia ku përfitonte një kontratë të majme, pasi rrëfeu historinë e saj të dashurisë me djalin e vrarë të Gaddafit, Mutassimin.
Lajmin e bëri të ditur e përditshmja franceze “Le Figaro”. Agjensia e shkarkoi duke motivuar këtë vendim me “marrjen e distancave” nga krimet dhe regjimi i kolonelit. 23-vjeçarja Hessler jeton midis Parisit dhe Romës.
Top Channel