Korcë, rritet kriminaliteti gjate 2011

01/11/2011 00:00

Një 86-vjecare nga fshati Poloskë i Devollit ka mbetur viktimë e një grabitje të ndodhur në banesën ku jetonte.

Emine Rota u vra me mjete te forta nga 3 te rinj të cilët hynë në banesë për të vjedhur.

Vetëm 2 javë më parë një 24-vjecar u godit per vdekje me thike ne nje prej bulevardeve qendrore ne Korce,ndersa mbeten te plagosur edhe 2 persona te tjere. Vrasja e Emine Rotes e con ne 10 numrin e personave qe kane humbur jeten nga vrasjet pergjate ketij viti, i cili nuk eshte mbyllur ende. Statistikat e vrasjeve per qarkun e Korces flasin jo vetem per nje alarm por ato jane deshmi e krimeve nga me banalet deri tek ato me skena tronditese qe kane shokuar opinionin publik.

5 janar 2011 -Nje 30 vjecar vritet me arme zjarri ne banesen e tij ne lagjen numer 5 te qytetit te korces. Vetem pak dite me pas policia arriti te zbulonte se autoret e krimit ishin ,motra e viktimes dhe bashkeshorti I saj.

17 janar 2011 – Perplasja e ndodhur mes dy grupeve te rinjsh ne nje lokal lojrash fati,do te regjistronte nje bilanc teper tragjik, 2 te vrare dhe 3 te plagosur.
 
8 shkurt 2011 -Nje 26 vjecar mbetet viktime e vrasjes me thike nga shoku i tij pas nje zenke ne bilardon e fshatit, ne zonen e Mokres ne Pogradec.

29 qershor 2011
– Nje 60 vjecar per arsye xhelozie masakron me cekan te dashuren e tij 35 vjecare ne nje prej moteleve periferike te qytetit te Pogradecit.

25 korrik 2011 – Xhaxhai 75-vjecar vritet me mjete te forta nga niperit e tij ne fshatin Pojan te Korces .

12 gusht 2011 -Ne vendgrumbullimin e mbeturinave ne Korce u gjet nje kufome e gjymtuar e seksit femer,me koke,kembe e krahe te prera dhe e paketuar ne qese plastike ,e cila do te cilesohej si ngjarja me shokuese, per shkak te menyres cnjerezore me te cilen ishte kryer.

8 tetor 2011 –  Babai vret djalin me sepate ne fshatin Verdove te pogardecit per shkak te dhunes fizike dhe psikologjike qe ai ushtronte ndaj familjareve.

17 tetor 2011 –Nje 23-vjecar vritet ne mes te bulevardit pas nje grindje mes te rinjsh per shkak te nje kasetofoni makine.

Zbulueshmeria ne te gjitha rastet qendron ne masen 100%, por gjithsesi shifrat e larta te ngjarjeve per kete vit sjellin nje situate alarmante, persa i perket krimeve te renda ne qarkun e Korces. Pervec vrasjeve edhe plagosjet e ndryshme krahasuar me nje vit me pare jane ne rritje. Gjate vitit 2010 jane regjistruar 13 plagosje te renda dhe 98 te lehta, ndersa vetem per 6-mujorin e pare te vitit 2011 jane regjistruar 16 plagosje te renda dhe 87 te lehta.

Top Channel