Iran, dënohen dy lojtarë për “sjellje imorale”

01/11/2011 17:40

Federata Iraniane e Futbollit pezulloi pa afat dy lojtarë në kampionatin vendas, për “sjellje të pahijshme” gjatë festimit të golave.

Bëhet fjalë për dy lojtarë të skuadrës vendase, Persepolis. I pari është Sheis Rezaei dhe Mohamed Nosrati, ky i fundit është edhe lojtar i kombëtares iranine të futbollit.

Në dy video të shfaqura në internet, dy lojtarët kanë prekur pjesët intime të shokëve të skuadrës gjatë festimeve të golit të dytë dhe të tretë në fitoren 3-2 në kampionat kundër Damash Gilan.

Për sikur të mos mjaftonte dënimi prej federatës, dy lojtarët kanë marrë pezullim edhe nga klubi i tyre, Persepolis, që përvec kësaj i ka gjobitur edhe me 40 mijë dollarë secilin.

Vendimi i Federatës së Republikës Islamike, është në frymën e politikës së saj disavjecare, për “zhdukjen e sjelljeve imorale” në fushën e futbollit dhe në shkallët e stadiumeve vendase.

Top Channel