Të hënën u zhvillua ceremonia e cmimeve Kult në Pallatin e Kongreseve ku u shfaqën fitues në shumë gjini.
Por, emisioni ‘Padite në Top Channel’ i vuri rëndësi veshjes më të bukur në tapetin e kuq. Gjithmonë është kuriozitet që në ceremoni të tilla të shohësh kush ka veshur çfarë.
Këngëtarja Irma Libohova u paraqit sportive në Pallatin e Kongreseve.
“Veshja ime nuk është menduar gjatë sepse unë nuk jam një tip që i kushtoj shumë rëndësi veshjes dhe një arsye tjetër është që kam shumë ftohtë dhe jam veshur paksa trashë”, thotë duke qeshur Irma.
Nga ana tjetër, Vikena Kamenica nuk pranoi të komentonte veshjen e saj duke thënë që “nuk është kjo e rëndësishmja”.
Sopranoja Inva Mula thekson se “nuk janë markat e rëndësishme, por se sa të shkon një veshje”. Gjithsesi sopranoja tregoi çantën e saj Chanel para kameras dhe theksoi se e zeza është më e përshtatshme për evenimentet.
“Jam kombinuar si të mundja, asgjë e jashtëzakonshme, por nëse do të merrja çmim do t’i kushtoja më shumë rëndësi veshjes”, shprehet aktorja Eva Alikaj.
Top Channel