Champions, Milan ndalet nga Bate Borisov

01/11/2011 20:00

Milan ka barazuar 1-1 me Bate Borisov në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionve, në takimin e zhvilluar në Bjellorusi.

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 22 me anë të Zlatan Ibrahimovic, i cili kontrolloi një krosim të Robinhos dhe shënoi lehtë përballë portierit.

Bate ka barazuar në minutën e 55 falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Bressan.

Milan kishte një mundësi shumë të mirë për të kaluar sërish në avantazh me anë Robinho, i cili kaloi portierin bjellorus, por goditi shtyllën me portën e boshatisur.

Milan kryeson për momentin grupin H me 8 pikë, në pritje të ndeshjes tjetër të këtij grupi, Viktoria Plzen-Barcelona.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orën 18.00, atë midis Zenit dhe Shakhtar Donetsk, e vlefshme për grupin G, rusët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0.

Autori i golit të fitores për Zenitin ishte Lombaerts, në minutën e 45.

 

Top Channel