“Mu kthye çdo gjë përmbys”, gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes
Miliona albume dhe qindra mijëra bileta të shitura për të dëgjuar live “Red Hot Chilli Peppers”, edhe sot 28 vjet pas publikimit të albumit të tyre të parë në vitin e 1983.
Këngëtari Anthony Kiedis, tani 49 vjeç dhe pjesëtarët e tjerë të bandës Flea, Chad Smith dhe Josh Klinghoffer më i riu në moshë, 32 vjeç po bëjnë historinë e muzikës rrok pasi kanë njoftuar këtë vit datat e koncerteve live që do të mbajnë në Knebuorth.
Ata do t’i bashkohen një liste të gjatë bandash të famshme që do të luajnë për mëse 100 mijë fansat e tyre. Ndër ta do të jenë Led Zeppelin, Queen, Pink Floyd apo Rolling Stones.
Dhe ky është vetëm vijimi i një historie suksesi gati 30-vjeçare e përgjatë këtyre 3 dekadave, ata kanë qenë përherë në skenë, me performancat e tyre live në çdo skenë të botës.
Tabloidi britanik “The Sun” është pushtuar nga rrëfimi i anëtarëve të “Red Hot Chilli Peppers”, një histori suksesi, por edhe dështimesh. Por prania e tyre në Knebuorth shënon një hap të madh, pasi lidhja e këtij grupi amerikan rroku me britanikët është tepër speciale dhe këtë herë janë legjendarët amerikanë që kanë dobësi për performancat e tyre në Britani.
Top Channel