Sulmuesit, Higuain më efikasi

31/10/2011 18:00

Gonzalo Higuaìn është sulmuesi më efikas në kontinentin europian. Edhe pse nuk ka numrim më të madh të golave të shënuar, argjentinasi rezulton se shënon gol mesatarisht cdo 48.7 minuta lojë duke lënë pas emra të tillë si Mesi, Aguero, Xheko e Ronaldo.

Menjëherë në vendin e dytë, gjendet sulmuesi i Mançester Sitit, Edin Xheko që ka shënuar një gol cdo 54.7 minuta, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet futbollisti tjetër i klubit anglez, Serxho Aguero me gol cdo 64.2 minuta.

Nuk shkon më shumë se vendi i katërt, sulmuesi i Barcelonës Lionel Mesi, edhe pse ndaj Majorkës shënoi një 3 golësh. Në dhjetëshen e futbollistëve më efikasë përfshihet edhe Mario Gomez. Sulmuesi i Bajerni të Mynihut ka shënuar 12 gola për 779 minuta, me një mesatare me 1 gol cdo 64.9 minuta lojë.

Ajo që të bën përshtypje është se pavarësisht efikasitetit të tij, Higuaìn është futbollisti që ka vlerën më të ulët në merkato, nga emrat e përmendur deri tani. Sipas faqes së internetit ‘tranfersmarkt.de’, kartoni i sulmuesit argjentinas është 30 milionë euro. Në këtë pikë ai që mban vendin e parë ëhtë Lionel Mesi me 100 milionë euro, i ndjekur nga Aguero me 40 milionë dhe Mario Gomez me 35 milionë euro.

Top Channel