Rudi Vata trajner i Vllaznisë

31/10/2011 21:15

Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion.

Nga ana e tij ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka pohuar se skuadra shkodrane ka probleme, të cilat me kalimin e kohës do t’i kalojë por për këtë duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Në ditët e ardhshme do të mësohet nëse Rudi Vata do të punojë me stafin aktual drejtues të skuadrës apo do të sjellë emra të rinj në pankinën shkodrane.

Top Channel