Kristiano Ronaldo përfundon në telashe. Sulmuesi i Realit të Madridit bëhet sërish problem me bëmat e tij jashtë fushave të lojës dhe këtë radhë është celulari që e tradhëton.
Ylli portugez, që ka një numër të madh admiruesesh, i bën një të papritur të fejuarës së tij, Irina Shaik duke i dërguar gabimisht një foto seksi të një prej adhureseve të tij.
Ishte kjo e fundit që ia kishte dërguar futbollistit fotografinë me anë të një e-maili dhe Ronaldo duke përdorur opsionin ‘forward’ ia dërgoi atë të gjithë miqve të tij duke përfshirë këtu edhe adresën e modeles ruse.
Reagimet erdhën menjëherë më miqtë e Ronaldos që filluan ta bombardonin me batuta. Nga ana e tij, vetë futbollisti u kërkoi ndjesë atyre pasi fotoja u dërgua gabimisht. Por problemin më të madh 26 vjecari e kishte me të fejuarën e tij së cilës iu desh t’ia shpjegojë më imtësi situatën.
Në fund, Ronaldo arriti të marrë edhe faljen e Irinës më të cilën do të shkojë drejt altarit në 12 korrikun e vitit të ardhshëm.
Top Channel