Rouan Atkinson mund të ketë hequr dorë nga intepretimi i rolit të famshëm Mr.Bean, por nuk ndahet dot prej tij. Aktori i famshëm komik britanik e vërtetoi këtë edhe në Indi, kur ishte i pranishëm në garën e zhvilluar në pistën Bud International Cirquit gjatë incidentit të ndodhur mes Ljuis Hamilton dhe Felipe Masës.
Aktori 56 vjecar u kap nga kamerat duke ndryshuar shpesh mimikën e fytyrës dhe shkak u bë pikërisht përplasja që pësoi piloti britanik i Meklarenit. I pajisur me një palë kufje, Atkinson u shfaq jo vetëm i zemëruar, por edhe i zhgënjyer pas atij incidenti. Një ditë përpara garës së Indisë, Rouan Atkinson u pa të bisedonte me Ljuis Hamilton në garazhin e Meklarenit gjatë minisesionit të fundit të provave zyrtare.
Në Britaninë e Madhe të gjithë e dinë pasionin e Atkinson për makinat. Madje gjatë karrierës së tij, 56 vjecari ka interpretuar edhe role pilotësh. Në vitin 1995, Atkinson ishte në rolin e Henri Birkin në filmin televiziv Full Throttle. Por përpara këtij filmi, në 1991 ai ishte protagonist i një sërë skeceve në ‘The Driven Man’.
Aksidenti i Hamilton, në të njëjtën kohë, i solli aktorit edhe kujtime jo fort të këndshme. Në të kaluarën, Atkinson pësoi një aksident në Lankashajër me makinën e tij Meklaren F1, gjë që u përsërit edhe në muajin gusht. Në këtë rast, mjeti i tij u dëmtua rëndë pasi ai e përplasi atë pas një peme.
Top Channel