“Marie Krajaâ€, ul siparin
31/10/2011 21:50
Ka përfunduar edicioni i 12-të i Festivalit Operistik Marie Kraja. Juria Ndërkombëtare ka shpallur fitues të cmimit të parë sopranon amerikane, Sara Heaton.
Cmimi i dytë u fitua nga sopranoja braziliane Luciana Distante, ndërsa dy cmimet e treta i moren basi shqiptar Ajol Xhaferri, i cili fitoi edhe të drejtën për të konkuruar në Akademinë e La Scala-s, si dhe sopranoja nga Kazakistani Lada Kysykova.
Presidente nderi e jurisë ishte sopranoja Inva Mula, e cila dha dy cmimet “Nina Mula” në emër të fondacionit të drejtuar prej saj “Hi Classic”. Në nder të 80 vjetorit të Nina Mulës, u shfaq një dokumentar, mbi kontributin e artistes në skenën shqiptare.
Top Channel