Kasano shtrohet në spital

30/10/2011 17:20

Menjëherë pas kthimit në Milano nga ndeshja ndaj Romës, e fituar nga Milani me rezultatin 2-3, Antonio Kasano është shtruar në spital.

Kështu mësohet në një komunikatë shpërndarë për mediat nga klubi kuqezi, ku sqarohet se menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Malpensas, mbrëmjen e së shtunës, Kasano ka patur shqetësime shëndetësore.

Mjekët e kanë shoqëruar atë në poliklinikën e Milanos ku po i nënshtrohet vizitave të hollësishme.

Kasano luajti 20 minuta për kuqezinjtë në transfertën e luajtur ndaj Romës dhe shfaqi një formë perfekte.

Top Channel