Bashkëjetesa e vështirë e U2
30/10/2011 14:40
Bashkëjetesa është e vështirë dhe mund të shkatërrojë miqësi të hekurta apo histori dashurie të mëdha. Këtë gjë e kanë provuar pjesëtarët e grupit të famshëm muzikor U2.
Sipas Adam Clayton, basisti i grupit, në vitin 1987 anëtarët e bandës duhet të ndanin një apartament në Los Angeles dhe për pak sa nuk janë zënë me grushta.
Clayton thotë se vokalisti i grupit, Bono Vox, për pak sa nuk u çmend.
“Është shumë e vështirë të jetosh me Bonon. Secili kishte dhomën e tij të gjumit dhe ishte salla e ndenjes, por ishte e pamundur jeta. Bono gjithmonë nuk donte gjumë natën”, shprehet Clayton.
I vetmi anëtar i grupit që nuk donte të bashkëjetonte më të tjerët ishte kitarristi The Edge.
Top Channel