Ndryshon ora, akrepat 60 minuta prapa

29/10/2011 00:00

Rikthehet ora diellore. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e
mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do
të kthehen 60 minuta prapa duke u gdhire dita e diel, 30 tetor.

Natën e së shtunës duke u gdhirë e diel akrepat do të shkojnë prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Ky ndryshim nuk është i njëjtë në të gjithë botën, pasi ka vende që nuk e aplikojnë, si p.sh ne Afrikë.

Ndryshimi i ores me pare ne Evrope ka qene jo i njetrajtshem, por ajo filloi te pergjithesohej nga viti 1974, pas krizes se pare te naftes dhe kur disa vende vendosen te çojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike.

Stres nga ora diellore? Mos e ndryshoni

Rikthimi i orës diellore ju fut në krizë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë… mos e ndërroni orën në 30 tetor.

Këshilla vjen nga Mayer Hillman, profesor i Institutit të Studimeve Politike të Universitetit të Westminster në Londër.

“Më shumë dritë në ditë i bën mirë organizmit sepse mund të bëhet një numër aktiviteti i madh në ambient të hapur”, thotë profesori që sugjeron përdorimin e orës legale gjithë vitin.

Propozimi i Hillman bazohet në dy studime të Institutit, Në Britaninë e Madhe, por jo vetëm, një prej shkaqeve kryesore të patologjive kronike është mungesa e ushtrimeve fizike.

Sipas ekspertëve, të rriturit duhet të bëjnë gjysmë ore aktivitet në ditë dhe fëmijët të paktën një orë. Nga mungesa e lëvizjes, parashikohet që në 2050 më shumë se gjysma e popullsisë angleze të jetë obeze. Sipas studiesit, zgjatja e ditës mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes. Njerëzit do të jenë më të predispozuar për të lëvizur dhe jo të futen në shtëpi menjëherë sapo bie muzgu.

Top Channel