Në kundërshtim me Athinën zyrtare, gjashtë ndër dhjetë greke deklarojnë
kundërshtimin e tyre për reduktimin në masen 50% të borxhit grek, sipas
sondazhit të sotëm që publikon gazeta “To Vima” e fundjaves.

Gjysma e te intervistuarve deklaron gjithashtu se marreveshja e samitit europian redukton sovranitetin kombetar te vendit dhe se kjo marreveshje duhet te aprovohet me nje referendum popullor nga i gjithe populli grek.

Per sa i perket skenes politike,Partia Demokracia e Re kryeson me 7.5% ndaj PASOK-ut, por konservatoret me 22.2% dhe socialistet me 14.7% , perqendrojne se bashku gati nje te treten e votave te qytetareve,shifra me negative ne historine e tyre.Gjithashtu nje nder dy greke vlereson se udheheqesit e partive me te medha te Greqise, nuk jane te pershtatshem per te udhehequr nje qeveri te shpetimit kombetar, ne rast se vendi do te shkonte drejt zgjedhjeve te parakohshme.

“Perderisa jane keta 300 deputete nuk zgjidhet asgje. Per arsye se jane ata qe na sollen ne kete gjendje.Prandaj dhe nuk mund te na nxjerrin”, thotë një banor i Athinës.

Sipas mediave vendase opinioni publik eshte tashme i vetedijshëm se reduktimi i borxhit angazhon qeverite per nje politike te ashper financiare te pakten deri ne vitin 2020 ,ndersa kthen greket ne nivelin e jeteses se nje dekade me pare si pasoje e zvogelimit deri ne 45% te rrogave dhe pensioneve.
 
Negativ eshte vleresimi i agjensise financiare ‘Fitch’, qe cileson reduktimin ne masen 50% te borxhit grek si nje ngjarje financiare,pra si nje falimentim qofte ky i perkohshem.Pavaresisht marreveshjes pozitive te samitit per zvogelimin me 100 miliard euro te borxhit, ‘Fitch’ deklaron se ai do te jete ende per shume vite teper i rende per shpatullat e Greqise.

Obama përshëndet paktin

Presidenti Barak Obama e përshëndeti marrëveshjen e Bashkimit Europian për shkurtimin e borxhit grek dhe rritjen e fondit të përbashkët të shpëtimit.

Një masë progresive dhe nje hap i rendesishem drej zgjidhjes se krizes se eurozones. Ky ishte pershkrimi i shefit te Shtepise se Bardhe per paktin e arritur ne fund te bisedimeve-maratone ne Bruksel, pasojat e te cilit, per Obamen do te ndihen deri ne Shtetet e Bashkuara.

Europa,- kujtoi presidenti,- eshte partneri me i madh tregtar i Amerikes e per rrjedhoje ka ndikim ne biznesin vendas dhe aftesine per te krijuar vende pune”.

“Jam i gezuar te shoh progresin e bere gjate ketyre takimeve te fundit. Mendoj se eshte nje hap teper i rendesishem. E kemi pare angazhimin e vendeve te zones se euros dhe te githe Europes per zgjidhjen e kesaj situate kaq te nderlikuar. Dhe pame gjithashtu sesi mesazhi qe percollem me arritjen e kesaj marreveshjeje ka qetesuar tregjet ne mbare boten”, tha Obama.

Samiti i Brukselit doli me nje zgjidhje e cila e ndihmon shume vendin-gjeneze te krizes qe kercenon Eurozonen: Greqine. Por pavaresisht angazhimit te tyre maksimal per ta mbajtur shtetin helen brenda zones se monedhes se perbashket, meria ndaj tij nuk eshte e vogel.

Sarkozy: Gabim i rëndë

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e cilësoi si një gabim të rëndë
lejimin e Greqisë që të futej në Eurozonë në vitin 2001.

Drejtuesi i një prej dy superfuqive të monedhës së përbashkët, u shpreh
se Athina zyrtare nuk ishte e gatshme atëherë për të përshtatur euron,
por shtoi se marrëveshja e arritur ditën e enjte shpëtoi Europën nga kriza.

“Qe te jem i sinqerte, po te mos ishte arritur marreveshja, duhet t’ju
them se nuk isha i vetmi qe mendonte se Europa do te rreshqiste drejt
katastrofes.Per mua, pranimi i Greqise ne zonen e Euros ka qene gabim qe
ne fillim sepse ajo hyri ne baze te te dhenave te falsifikuara dhe nuk
ishte aspak e gatshme per nje hap te tille. Ekonomia e saj nuk ishte e
gatshme per integrim ne Europe. Ishte nje vendim i marre ne 2001-shin,
pasojat e te cilit po i vuajme sot qe te gjithe”, tha Sarkozy.

E menjëhershme përgjigjia e autoriteteve greke, me Ministrin e Jashtëm të vendit që u shpreh se “Athina nuk është burimi i krizës dhe se se asnjë vend nuk duhet të konsiderohet si një “dele e zezë””.

Deklarata e Sarkozy u bë në një intervistë të transmetuar në një
television francez. “Pranimi i Greqisë në Eurozonë ishte një gabim, pasi
vendi falsifikoi shifrat dhe të dhënat e tij ekonomike pasi nuk ishte
ende gati. Nëse BE do të kishte lejuar që Greqia të falimentonte,
atëherë do të ndodhte një efekt domino, i cili do të kishte patur
efekte të pallogaritshme për të gjithë. Marrëveshja e Brukselit shpëton
vendin nga një katastrofë e vërtetë”, u shpreh Sarkozy.

Duke reaguar pas kësaj deklarate, Ministri i Jashtëm Grek, Stavros Lambrinidis, u shpreh se: “Greqia është vendosur në qendër të stuhisë,
por nuk jemi ne burimi i borxheve dhe defiçiteve në të gjithë
Eurozonën. I njëjti problem është i ngjashëm edhe me Portugalinë,
Irlandën, Spanjën dhe Italinë. Pala greke nuk mendon se shndërrimi në
“dele të zezë” i ndonjë vendi të caktuar do të ndihmojë në zgjidhjen e
probleneve europiane”.

Ditën e enjte, liderat e vendeve të
Eurozonës arritën një marrëveshje mbi borxhet pas bisedimesh maratonë.
Tre pikat kryesorë të planit përfshijnë faljen e gjysmës së borxhit
grek, rikapitalizimin e bankave dhe formimin e një fondi madhor prej një
trilion eurosh, për t’u përdorur si fond emergjence në rastin eventual
kolapsit ekonomik të ndonjë shteti tjetër antar.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA