Kriza e borxheve, situata e vërtetë

26/10/2011 20:25

14 prej 27 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro e tejkalonin kuotën e borxheve të 60% të GDP-së së tyre në vitin 2010, duke thyer kështu marrëveshjen themeltare të euros, atë të Mastrihtit.

Një raportim i fundit i Eurostatit, zyrëës së statistikave të Bashkimit Europian, tregoi se vetëm brenda një viti, mesatarja e borxheve kaloi nga 74,4% në 80% të GDP-së së përbashkët të BE-së.

Shifrat janë edhe më të mëdha duke vlerësuar vetëm 17 shtetet që përdorin euron. Greqia është shteti më i zhytur në borxhe të njëpasnjëshme, me 142,8% të GDP-së, ndjekur nga Italia, Belgjika, Irlanda dhe Portugalia. Situata nuk është e mirë as midis dy superfuqive të euros, Gjermanisë dhe Francës, me hua që kalojnë 80% të Prodhimit të tyre të Bredshëm Bruto.

Shtetet me më pak borxhe në BE janë Estonia, Bullgaria dhe Luksemburgu, vende që gjithsesi nuk luajnë ndonjë peshë të madhe ekonomike në Europën e bashkuar.

Sipas paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit, i miratuar në fillimin e vitit 1999, vendet antare duhet të sigurohen që borxi i tyre të jetë në rastin më të keq rreth 60%. Kjo është edhe shifra pranë të cilës gjendet Shqipëria, por në rastin e një vendi në zhvillim, rekomandohet që borxhi të mos kalojë 40% të PBB-së.

Kjo është harta e 27 vendeve të BE-së sipas situatës së borxheve

Borxhet, mbi 100% i PBB-së (GDP)
Greqia, Italia

Borxhet midis 80-100%
Franca, Gjermania, Portugalia, Irlanda, Hungaria, Belgjika

Borxhet midis 60-80%
Spanja, Britania, Austria, Holanda, Qipro

Borxhet midis 40-60%
Polonia, Sllovakia, Letonia, Finlanda, Danimarka

Borxhet midis 20-40%
Suedia, Lituania, Rumania, Çekia, Sllovenia

Borxhet nën 20%
Bullgaria, Luksemburgu, Estonia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA