Formula 1 në Indi mes varfërisë

29/10/2011 00:00

Për shumë nga kapacitetet ekonomike që ofron India, zhvillimi i një gare
të Formula 1, është parë si një shembull sesi bizneset private mund të
organizojnë evente të klasit botëror.

Por për kritikët, ky është një rast sesi ngjarjet elitare sportive zhvillohen përkrah vendeve me varfëri ekstreme, e ku edhe biletat më të lira, janë të papërballueshme për shumicën e 1.2 miliarde njerëzve që jetojnë në këtë vend.

E inspiruar këtë fundjavë, nga pjesëmarrja e këngëtares Lady Gaga, aktorëve të Bollivudit, dhe sportistëve të kriketit, Cmimi i Madh në Formula 1 mund të ndohmojë Indinë të përmirësojë imazhin, pas skandaleve mbi trukime në Lojërat e Komonuellthit. Por ata që jetojnë pranë dhe që ndjejnë zhurmën e makinave të Vettel, Alonsos dhe Hamilton, vuajnë për të shuar urinë.

Biletat më të lira në Cmimin e Madh të Indisë janë 2500 rupi’, që është edhe gjysma e pagës mujore, për një pastruese. Pak metra larg cirkuitit prej 400 milionë dollarësh, jetojnë mijëra të pastrehë dhe të varfër, të cilët as nuk mund të shohin në televizor garën që ndodh pranë tyre.

“Ne kemi vështirësi për të gjetur ujë të pijshëm, plehrat po na mbysin dhe nuk mund të jetojmë kështu. Të varfërit as nuk po lejohen të prehen në paqe dhe kjo garë bëhet vetëm për njerëzit e pasur” tha një rezident në zonën e varfër.

Top Channel