Sinead O’Connor i rikthehet look-ut të famshëm

28/10/2011 20:30

Shumë dashamirës të muzikës nuk harrojnë videoklipin e këngës ‘Nothing Compares 2 U’ të Sinead O’Connor, ku irlandezja me kokën e rruar këndonte ëmbël para kameras.

Këngëtarja u paraqit mbrëmjen e djeshme në një event në Los Angeles me të njëjtin look me të cilin u bë e famshme, pas disa viteve ku mbajti flokë të gjatë. Gjithashtu O’Connor “prezantoi” edhe disa tatuazhe të reja.

Këngëtarja, nënë e katër fëmijëve, u shpreh para disa kohësh në një intervistë se nuk ndihet vetvetja me flokë të gjatë: “Edhe kur të bëhem plakë do të vazhdoj të rruaj kokën.”

Në event ishte e pranishme edhe vokalistja e grupit Blondie, 66-vjeçarja Deborah Harry.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA