Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës

28/10/2011 15:50

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion.

“Roma-Milan do të jetë një ndeshje që do të përcaktojë shumë në luftën për titullin kampion. Duhen edhe dy ndeshje deri në pushimin e kombëtareve dhe Milani duhet të qëndrojë pranë kreut të renditjes. Verdhekuqtë janë një skuadër e re dhe që luan shumë mirë futboll”, deklaroi Allegri.

Në kryeqytet, Milani do të paraqitet pa Seedorf, Mexes dhe Antonini. Allegri thekson: “Në mbrojtje do të luajë Nesta. Nuk kam vendosur nëse në krahun e majtë do të luajë Taiëo apo Zambrotta. Van Bommel mund të zëvendësojë Ambrosinin në mesfushë ndërsa do të vendos kush do të luajë mes Cassanos dhe Robinhos në sulm.”

Top Channel