Camoranesi, përjashtim dhe shqelma

28/10/2011 12:10

Ish-futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Mauro German Camoranesi, rikthehet në qendër të vëmendjes, pas një çmendurie të vërtetë të kryer në kampionatin argjentinas, ku ai aktivizohet në radhët e Lanusit.

Pas një ndërhyrje të ashpër ndaj një kundërshtari, gjyqtari e përjashtoi me kartonin e kuq. I nervozuar, Camoranesi shkarkoi nervat duke i rënë me shqelm në kokë futbollistit të dëmtuar, i cili ishte ende i shtrirë në fushën e lojës.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori u mbrojt duke thënë që kundërshtari e kishte ofenduar, por kjo nuk ka gjasa që ta shpëtojë nga një pezullim me të vërtetë i gjatë.

Ndeshja jashtëzakonisht e tensionuar përfundoi me tre lojtarë më pak, pasi dy futbollistë u përjashtua nga Lanusi dhe një nga Rasing. Trajneri i këtyre të fundit, ish-lojtari i Lacios dhe Interit, Diego Simeone, u lëshua edhe ai në ofendime ndaj Camoranesit, duke e konsideuar atë një rrugaç.

Top Channel