Kanë shkuar vetëm pak orë nga publikimi i lajmit të martesës së tretë të aktorit komik Robin Williams dhe tani nga Parisi kanë nisur të publikohen dhjetra imazhe të çiftit.
Ky është muaji i mjaltit të tyre. Këto janë imazhe që në media janë krahasuar me sheshin e xhirimit të një filmi romantik. Duket se është atmosfera magjike e Parisit ajo që ka ndikuar në muajin e mjaltit perfekt për aktorin, vetëm pak ditë pasi tha ‘PO’ për herë të tretë.
Bashkëshortja e tij, shumë vite më e re se aktori komik i cili vitet e fundit ka pasur jo pak probleme me shëndetin, është Susan Scheneider.
Imazhet janë dëshmi e jashtëzakonshme se aktori po e shijon maksimalisht martesën e tretë, ndërsa bashkëshortja e tij gjithaq po përjeton momentet më të lumtura të jetës së saj.
Ajo që vërehet nga imazhet është që çifti i famshën nuk ju fshihet aspak paparacëve siç ndodh rëndom, madje Williams dhe bashkëshortia e tij Susan nuk ngurrojnë as të pozojnë jo vetëm për fotografët profesonistë të cilët kanë nxituar të publikojnë imazhet, por ata kanë pozuar edhe për kureshtarët rrugëve të Parisit.
Top Channel