Popullsia e Shqipërisë ka pasur një tranzicion të veçantë.
Ne kemi qenë një nga vendet me lindshmërinë më të lartë deri para 20 vitesh, ndërsa sot renditemi një ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.
Eksperti dhe demografi Arjan Gjonçaj pohon se ndryshimet demografike dhe mosmenaxhimi i mirë i problematikës që ato sjellin me vete mund të sjellin kriza ekonomike dhe sociale nëse nuk merren masat e duhura.
“Jetëgjatësia në Shqipëri ka pasur një rritje graduale. Trendi ka qenë që nga 1950 e deri më sot një rritje graduale. Edhe periudha e tranzicionit nuk e ndryshoi këtë trend. Një fëmijë mashkull i lindur sot në Shqipëri mund të jetojë deri në 74 vjeç, ndërsa një vajzë deri në 79 vjeç. Mplakja e popullsisë tek ne do të jetë në një periudhë 20-30 vjet nga tani”, shprehet Gjonçaj.
Shqiptarët jetojnë më gjatë dhe ky është një fakt i mbështetur në statistika të sakta.
¼ e popullsisë, kryesisht në moshë aktive për punë ka emigruar jashtë vendit gjatë viteve ’90. Ky fenomen ka ndikuar në plakjen e popullsisë dhe uljen e aftësisë për përballimin e skemës së pensioneve sot në Shqipëri.
Top Channel