“Mjeshtër i Madh” për ish-volejbollistët Tase dhe Uka

27/10/2011 00:00

Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtër
i Madh” dy emra të shquar të volejbollit shqiptar ndër vite, Ela Tase
dhe Shaban Uka, lojtarë, të cilët me lojën e tyre tek ekipi i Dinamos, e
veçanërisht me përfaqësimin dinjitoz në ndeshjet ndërkombëtare, ngritën
peshë zemrat e sportdashësve shqiptarë.

Në ceremoninë e dekorimit të organizuar me këtë rast në mjediset e Presidencës, ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë, volejbollistë, miq, familjarë dhe kolegë të sportistëve të dekoruar.

Presidenti Topi i dorëzoi medaljen e lartë zonjës Ela Tase dhe zotit Shaban Uka në shenjë vlerësimi dhe respekti të thellë për vlerat e paraqitura në sportin e volejbollit, si lojtarë, trajnerë dhe specialistë të mirënjohur e me kontribute të jashtëzakonshme

Top Channel