Milan, Galliani: Nocerino, blerje e goditur

27/10/2011 16:10

Milan fitoi ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Parmës me rezultatin 4-1 dhe protagonisti kryesor i ndeshjes ishte (çuditërisht) Antonio Nocerino me tregolëshin e tij.

Mesfushori u ble nga Palermo në merkaton e verës për një shifër tepër modeste: 500 mijë euro dhe Galliani ka meritën për këtë goditje.

“U tregova i zoti me blerjen e Nocerinos, por më ndihmoi edhe fati”, shprehet Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit.

“Nëse edhe në ditën e fundit të merkatos “je në pazar” mund të gjesh raste të mira në merkato, nëse je me pushime nuk gjen”, shtoi Galliani, i cili nuk pranoi të flasë për kontratat në skadim të shumë lojtarëve të Milanit.

“Nuk flas për kontrata. Nga Milani nuk do të largohet askush”, deklaroi Galliani.

Top Channel