Kaka’ rikthehet në kombëtaren braziliane

27/10/2011 16:30

Kaka’, mesfushori i Real Madrid, është rikthyer sot në kombëtaren braziliane pas një mungese prej 16 muajsh që nga hera e fundit që luajti me Selecaon në botërorin e Afrikës së Jugut.

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Mano Menezes, thërriti Kaka’-në për ndeshjet miqësore ndaj Gabonit dhe Egjiptit, më 10 dhe 14 nëntor. Hera e fundit që lojtari madrilen kishte luajtur për përfaqësuesen e vendit të tij është 2 korriku i vitit të kaluar, kur Brazili u eliminua nga Hollanda në çerekfinalet e botërorit.

“Kaka’ rikthehet në listën e të grumbulluarve pasi ka arritur një formë të mirë në klubin e tij”, tha Menezes.

Vihen re mungesat e lojtarëve të Milanit, Robinho dhe Pato (të cilët po rekuperohen nga dëmtimet) si dhe e portierit të Interit Julio Cesar (i dëmtuar).

Lista e Brazilit për ndeshjet miqësore ndaj Gabonit dhe Egjiptit:

Portierë:
Diego Alves dhe Neto

Mbrojtës:
Thiago Silva, Adriano, Daniel Alves, David Luiz, Fabio, Marcelo, Alex Sandro dhe Luisão

Mesfushorë:
Lucas Leiva, Luiz Gustavo, Sandro, Fernandinho, Ëillian, Elías, Hernanes, Bruno César, Kaká, Dudu

Sulmues:
Hulk, Kléber, Jonas

Top Channel