Hazard drejt Realit?

27/10/2011 17:50

E ardhmja e mesfushorit  të talentuar belg, Eden Hazard është  tek Reali i Madridit. Të paktën kështu shkruajnë mediat belge të cilat thonë se 20-vjecari ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën “mbretërore”.

Nga kampi madrilen ka ardhur përgënjeshtrimi për arritjen e një marrëveshje me talentin belg që luan për skuadrën e Lilës në kampionatin francez.

Mungesa e një parakontrate bëhet më shumë e besueshme edhe për shkak të këmbënguljes së disa skuadrave të tjera të mëdha për të patur shërbimet e Hazard. Në listë janë Celsi, Inter e Arsenal.

Megjithë konkurencën, Real duket më i favorizuari, kjo falë Zinedine Zidane pasi Hazard shpesh në daljet publike ka deklaruar admirimin e tij për atë që ka dhënë në fushë ish-lojtari francez.

Top Channel