Një i apasionuar ka bërë tatuazh tragjedinë e Titanikut në të gjithë kurrizin e tij.

Kjo i ka kushtuar 4300 euro 45-vjeçarit anglez Steve Hide, i cili është një i apasionuar pas historisë së anijes që u mbyt në Atlantik në prill të vitit 1912.

Steve ka filluar vizatimin e kurrizit pesë vite më parë dhe ka shpenzuar 40 orë për ta përfunduar. Burri gjithmonë i shtonte diçka tatuazhit të tij deri sa ky mori formën përfundimtare që ka sot.

“Shumë njerëz mund të mendojnë se ky është budallallëk, por unë e doja me patjetër këtë tatuazh. Sa herë që shkoj në plazh të gjithë më afrohen dhe duan të bëjnë foto me tatuazhin tim’, shprehet Steve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA