Projekti për Romën e së ardhmes

26/10/2011 19:45

Roma fillon të programojë të ardhmen e saj. Pavarësisht planit afatgjatë të padronit Tomas DiBenedeto, klubi verdhekuq nuk dëshiron të humbasë kohë dhe për këtë arsye po mendon të bëjë disa blerje të reja.

Sipas mediave angleze,  në qendër të vëmendjes së drejtuesve të klubit italian është vendosur mbrojtësi Rio Ferdinand.

Ky i fundit është në përfundim të kontratës me Mancester Junajtid, por drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ nuk kanë ndërmend t’ia rinovojnë atë. Ferdinand është në moshën 32 vjecare dhe tashmë te Mancester janë gjetur zëvendësuesit e tij. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma e cila do të tentojë të shfrytëzojë raportet e mira te Drejtorit Sportiv Franko Baldini me futbollistin anglez për ta bindur këtë të fundit të transferohet në kryeqytetin italian.

Rio Ferdinand konsiderohet si një futbollist i përshtatshëm për Romën dhe mendohet të marrë vendin e Huan pasi ky i fundit nuk e bind shumë trajnerin Luis Enrike.

Top Channel