Platini: Bekham te PSG vetëm për para

26/10/2011 18:50

Tratativat indirekte për të sjellë sërish Bekham në Europë, kanë hasur në kritikat e presidentit të UEFA-s Mishel Platini, që ka lidhur mesfushorin anglez, me cështjet e biznesit dhe parave, por jo futbollit.

Kreu i qeverisë së futbollit europian ka thënë se Dejvid Bekam, nuk është më ai futbollist i cili ishte dikur dhe në rast se kalon te Paris Sen Zhermen, kjo do të bëhet vetëm për shkak të arsyeve komerciale.

Ardhja e Leonardos, në postin e drejtorit sportiv te parizienët ka patur efektet e para në Ligën franceze. Blerjet e reja janë integruar me skuadrën që kryeson kampionatin dhe është pretendentja kryesore për titull. Drejtori i Paris Sen Zhermenit, konfirmoi dëshirën për të blerë Bekham, por Platini mendon se interesimi i klubit parisien nuk ka të bëjë me kualitetet e anglezit si futbollist.

“Unë mendoj se nëse beklham do të vijë në paris, kjo nuk do të jetë një arsye sportive, por vetëm biznes. Më të vërtetë e çmoj atë si futbollist, por ai nuk është më, mesfushori i disa viteve më parë. Nëse vjen te Paris Sen Zhermen, kjo do të bëhet për arsye të tjera, dhe futbolli do të jetë në plan të dytë” tha kreu i UEFA-s.

Futbollistit 35-vjeçar anglez i skadon kontrata me Los Anxheles Galaksi në fund të muajit të ardhshëm. Gruaja e tij, Viktoria, kërkon një kryeqytet ku të shpalosë pasionet e saj për modën dhe influenca e saj nuk ka tradhtuar në të kaluarën kur Bekham zgjodhi Madridin dhe Milanon

Top Channel