Kubica i rikuperuar, pranë rikthimit në F1

26/10/2011 20:45

Piloti i aksidentuar i Renosë në Formulën 1, Robert Kubica, rikthehet pas muajsh të tërë rikuperimi që të drejtojë një makinë… atë personalen.

Riaftësimi i polakut është pothuajse i plotë dhe Kubica është në gjendje të kontrollojë pa probleme të gjitha gjymtyrët, përfshi dorën e majtë që nuk dihej nëse do të rikthehej në funksionim të plotë.

Ndonëse bëhet fjalë për një mjet të zakonshëm, burime brenda Renosë bëjnë me dije se Kubica do të rikthehet shumë shpejt në stërvitje dhe në drejtimin e makinës, fillimisht në testime, për t’u rikthyer gradualisht në gara sezonin e ardhshëm.

Kubica pësoi një aksident të rëndë në muajin shkurt, disa ditë përpara fillimit të sezonit, ngjarje në të cilën për pak humbi jetën. I shtruar në një spital për disa javë me fraktura të shumëfishta, nuk dihej nëse polaku do të mund të rikthehej përsëri në gara. Ishte gjermani Heidfelt ai që e zëvendësoi gjatë sezonit në timonin e Renosë.

Top Channel