Vendi ku pinguinët tejkalojnë njerëzit

25/10/2011 18:00

Me njeriun e shtatë miliardë që lindi përpara disa ditësh, nuk ka asnjë specie gjitari më të shumtë se “homo sapiens”.

Megjithatë, ekziston një vend ku njeriu nuk është banori kryesor, ishujt Falkland ose të quajtur ndryshe Malvinas në spanjisht.

Të ndodhur disa qindra kilometra nga brigjet argjentinase, ata u bënë fillimisht të njohur për një konflikt ushtarak në vitin 1982, kur qeveria e juntës argjentinase vendosi t’i pushtonte, ndonëse ishujt janë pjesë e Britanisë së Madhe.

Ky aksion provokoi fillimin e një konflikti të armatosur disa mujor, i cili përfundoi me fitoren e Britanisë, që konfirmoi sovranitetin në arqipelag. Me një sipërfaqe sa gjysma e Shqipërisë, tre mijë banorët e ishujve ndajnë bukuri të pabesueshme natyrore.

Megjithatë, ata mbeten minorancë në shtëpinë e tyre. Falkland, është gjithashtu edhe ishulli i pinguinëve, të cilët e popullojnë me dhjetëra mijëra. Parajsa e zogjve, popullohet nga pesë specie të ndryshme, disa prej të cilave në zhdukje. Pak por e sigurt, në një prej cepave më të largët të asaj çka mbetet nga Perandoria Britanike, më shumë rrezikojnë të zhduken njerëzit, se sa vetë pinguinët.

Top Channel