Uiski më i mirë? 21-vjecari “Old Pulteney”

25/10/2011 00:00

Uiski skocez “Old Pulteney”, i prodhuar në një distileri të largët të
Skocisë, është kurorëzuar si uiski më i mirë në botë nga eksperti Jim
Murray, autor i “Whisky Bible”.

Pija në fjalë është e llojit “single malt”, i vjetër 21 vjet dhe i ruajtur në shishe qelqi në distilerinë e Uikut, në kontenë Keithnes.

Specialisti Murray ka provuar mbi 1.200 lloje uiskish përpara se të jepte vlerësimin për llojin më të mirë.

“21-vjecari “Old Pulteney” ka gjallëri, karizmë dhe klas. Ai nuk ka forcën financiare të kolosëve kryesorë të uiskit për të depërtuar në tregun global, por shpresoj që ky cmim të ndihmojë një nga distileritë më të mëdha skoceze të njihet nëpër botë”, ka deklaruar Murray.

Pas skocit “Old Pulteney”, në “Biblën e Uiskit” klasifikohen dy burbonët amerikanë “George T Stagg” dhe “Parker’s Heritage”, i vjetër 10 vjet.

Top Channel