Thellohet kriza në NBA

25/10/2011 18:00

Thellohet gjithnjë e më shumë kriza në kampionatin amerikan të basketbollit. Prej kohësh lojtarët e NBA kanë deklaruar bojkotin e kësaj lige për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët e klubeve për kontratën kolektive.

Edhe pse palët kanë zhvilluar një sërë bisedimesh, ende nuk është arritur në një marrëveshje, madje janë anuluar edhe ndeshjet e javëve të para të sezonit të rregullt. Por mesa duket diferenca mes pretendimeve të pronarëve dhe lojtarëve janë ende të mëdha dhe për këtë arsye pritet që të anulohen edhe ndeshjet e dy javëve pasardhëse, që do të thotë që nuk do të ketë ndeshje të NBA gjatë gjithë muajit nëntor.

Sipas të përditshmes amerikane ‘New York Daily News’, anulimi i këtyre ndeshjeve do të zyrtarizohet nga komisioneri i NBA, Devid Stern.

“Kemi thënë gjithmonë se jemi gati për bisedime me pronarët, por nuk mund të jemi dakord për ndarjen e të ardhurave 50 me 50%, as me ultimatumin ‘zgjidh e merr’ të tyre. Në këtë pikë është e nevojshme që të shqyrtohet i gjithë sistemi për pagat”, deklaroi presidenti i shoqatës së basketbollistëve, Billi Hanter,

Top Channel