Kriza financiare e Eurozonës nuk ka vetëm humbës.Ngërci i borxhit që
rrezikon standardet e jetesës se shumë personave, për disa të tjerë
përfaqëson një mundësi të artë.
Në Greqinë e zhytur deri në fyt me probleme likuiditeti, Yannis Perrotis, menaxher i pergjithshm i Agjencise lider të pronave të patundshme, CBRE, thotë se në kohën kur bizneset lokale luftojnë për mbijetesë, kompanitë e mëdha ndërkombëtare, financiarisht të stabilizuara, nuk lenë rast t`u shpëtojë.
“Ata janë në pozita më të mira për të përfituar nga gjendja e krijuar”, shprehet Perrotis i cituar nga BBC dhe zakonisht, i shfrytezojne mundesite deri ne fund. Ai tregon sesi disa firma nderkombetare kane marre ne Athine ambiente me qira me me pak se gjysmen e cmimit, ndertesa qe dikur mbaheshin nga ndonje banke apo biznese qe kane falimentuar.
Pronaret e godinave fillimisht kane ngurruar te pranojne nje qira aq te ulet, por ne momentin e perballjes me realitetin, e kuptuan se nuk kishin zgjidhje tjeter. Mundesi te shkelqyera perfimi paraqesin edhe kompanite ne probleme financiare.
“Investitoret mund ta fitojne lehte kontrollin e tyre duke i blere borxhet nga bankat, qe jane te detyruara ta shlyejne vete nje pjese te huase. Pjesa e mbetur eshte fale fare”, rrefen Perrotis.
Ka shume njerez qe vijne verdalle si hutat ne kete situate. Oportunitete te medha ofrojne edhe disa prej aseteve shteterore te shumelakmuara te Greqise, sic eshte llotaria kombetare greke, nder me te medha dhe fitimprureset ne bote, si dhe nje aeroport i paperdorur, qe u ndertua ne 2004-en ne Athine me rastin e Lojrave Olimpike.
Top Channel