Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht

25/10/2011 00:00

Specialistet gjykojne se shkaterrimi qe po i behet lumit Erzen me marrjen e
inerteve, ne nje kohe kur eshte e ndaluar, po shkakton nje katastrofe
mjedisore te pariparueshme.

Lumi Erzen po vazhdon të shfrytezohet barbarisht përgjatë gjithë shtratit te tij. Inertet e ketij lumi, po perdoren per ndertimin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostrades Tirane-Elbasan.

Edhe pse jo zyrtarisht, firma e ndertimit eshte lejuar te shkaterroje shtratin e ketij lumi, ne shkelje te cdo ligji dhe duket me miratimin e heshtur te vete shtetit. Ne Institutin e Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, profesori i Asociiuar, Vangjo Kovaci tregon se ne perberjen e lumit ka nje perqindje shume te ulet rere.

“Rreth 17 përqind e inerteve të këtij uji janë të fraksioneve që i përkasin i rërës, rreth 71 perqind janë gurë mesatarë dhe 7 përqind janë fraksione mbi 40 milimetra. Të shfrytëzosh intertet e shtratit të lumit Erzen nuk është e vlefshme”, tha Kovaci.

Firma e ndertimit po shfrytezon zhavorrin e ketij lumi i cili po perdoret per projektin. Por ky shfrytezim barbar eshte duke shkaktuar nje katastrofe natyrore, ne te gjithe zonen ku kalon ky lume. Shfrytezimi pa asnje kriter, ka sjelle demtim te rende te veprave mbrojtese ne te gjithe gjatesine e tij.

“Shfrytëzimi i materialeve inerte, si në cdo lumë tjetër ka ndikime në mjedis dhe kryesisht në aspektin e florës dhe faunës”, thekson profesori.

Demtime te renda verehen ne Berzhite dhe deri poshte ures se Baldashkut, duke vijuar deri ne pjesen mbas Romanatit. Ekspertet kane verejtuar se deformimi i shtratit te lumit Erzen ka nxjerre jashte perdorimit elektropompat qe perdoren per ujitje dhe ato per ujin e pijshem. Por jo vetem kaq. Nje sasi e madhe e tokes bujqesore eshte shkaterruar dhe demi me i madh verehet prane Pellumbasi deri tek Ura e Limuthit.

Shfrytëzimi i lumit Erzen

Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.

Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij, punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë fakt.

Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane lumit. 

Vendimi në 2006: Erzeni nuk preket

Lumi Erzen ka dalë nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm me vendim të 21 qershorit 2006 nga Këshilli Kombëtar i Ujit, me firmë të kryeministrit Berisha dhe ministrit të atëhershëm të mjedisit Lufter Xhuveli.

Në këtë listë sanksionohen vetëm lumenjtë të cilët lejohet të përdoren për shfrytëzim zhavorri, e ku mes tyre nuk bën pjesë Erzeni. Në këtë vendim në mënyrë të detajuar përcaktohen edhe vendet ku duhet të merret zhavorri dhe po kështu, edhe muajt e vitit kur ato mund të shfrytëzohen.

Ndërkohë që brenda 2006 urdhërohet heqja e të gjithë impianteve të përpunimit të inerteve në ato zona të papërfshira në këtë listë, që e nënvizojmë nuk përfshin lumin Erzen.

Por ky vendim nuk është i vetmi përmes të cilit sanksionohet mos përdorimi i lumit Erzen.

Në 11 shkurt të vitit 2010 në komisionin e mjedisit në Kuvend ministri Fatmir Mediu ka raportuar mbi gjendjen e lumenjve, problemet dhe manaxhimin e shtretërve të tyre.

 

Top Channel