Reali pret Vilarealin

25/10/2011 19:40

Reali i Madridit do të luajë ndeshjen e radhës në kampionatin Spanjoll në Santiago Bernabeu ndaj Vijarrealit. ‘Nëndetësja e Verdhë’ nuk po jeton një moment të mirë, megjithatë zëvendëstrajneri i Realit të Madridit, Aitor Karanka nuk e nënvleftëson aspak këtë sfidë.

‘Nuk e gjykojmë Vijarrealin për momentin që po kalon aktualisht-deklaroi Karanka-sezonin e kaluar, kjo skuadër na shkaktoi shumë probleme dhe drejtohet nga një trajner shumë i mirë. E dimë që do të vuajmë më shumë nga sa mendohet”

Për ndeshjen me Vijarrealin, Reali i Madridit do të ketë në dispozicion më në funs Nuri Shahin, i cili rikthehet në fushat e lojës pas një dëmtimi në gju që e la atë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

‘Është hera e parë që Shahin kryen një seancë të plotë stërvitore së bashku me skuadrën-vijoi Karanka-ne jemi të kënaqur për riaftësimin e tij, por duhet të kemi durim me të dhe të presim ecurinë që ai do të ketë”.

Pas ndeshjeve të fundjavës, Reali i Madridit gjendet në vendin e dytë në kampionat me 19 pikë, ndërkohë që Levante është befasia e këtij sezoni duke qenë se është kjo skuadër ajo që kryeson Primera Division.

Top Channel