Milan, rikthehet Thiago Silva

25/10/2011 17:15

Thiago Silva, mbrojtësi qendror i Milanit, do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme ndaj Parmës pas një mungese në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve.

Njoftimin e ka dhënë trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, i cili ka shtuar gjithashtu se Nesta është në dyshim për sfidën ndaj emilianëve.

Përsa i përket mesfushës, tekniku ka thënë se Mark van Bommel do të qëndrojë pushim në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje, ndërsa Cassano dhe Robinho do të jenë në balotazh për një vend në sulm në krah të Zlatan Ibrahimovic.

“Duhet të kthehemi favoritë për titullin kampion me fitore dhe lojë të bukur. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës (ndaj Parmës dhe Romës) dhe të klasifikohemi për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve para pushimit të nëntorit”, u shpreh Allegri, i cili është në listën e kandidatëve të trajnerëve që mund të fitojnë Topin e Artë FIFA.

“Më vjen mirë, por u habita shumë. Në krahasim me të tjerët (Capello, Mourinho, Guardiola dhe Mancini) unë kam bërë shumë pak”, u shpreh Allegri.

Top Channel