Meksikë, program trajnimi për tifozët

25/10/2011 21:00

Autoritetet e mbrojtjes civile në Meksikë, kanë nisur një program intensiv me grupime tifozësh të futbollit për t’u përgatitur në rast të evakuimeve masive në raste emergjencash.

Programi mori spunton nga një incident në muajin gusht kur fansat e Santosit dhe Morelias, u përfshinë nga paniku dhe rrezikuan një tragjedi, pas disa të shtënave.

“Në terma sigurie, Meisko Siti ka qenë e izoluar nga pasiguria dh dhuna pasi kemi marrë masat e nevojshme. Ky lloj programi është unik në botë, dhe ne do ta shtrijmë në të gjithë vendin”, tha drejtori i stadiumit ku u zhvillua trajnimi.

Ata tifozë që do të përfundojnë programin e autoriteteve meksikane, në stadiume do të kenë shenja dalluese dhe do të ndihmojnë në raste emergjencash.

Top Channel