Ish-presidenti kroat Stipe Mesic është paraqitur sot në Gjykatën Penale
të Zagrebit, në kuadër të procesit të hapur ndaj tij për financime
ilegale të fushatës elektorale.

Gjatë seancës Mesic ka mohuar akuzat se është financuar nga lobi shqiptar, të ngritura nga politologu Darko Petricic.

“Shqiptarët që Petricic përmend nuk i kam takuar asnjëherë. Gjithashtu, lidhur me financimin e fushatës sime ka raporte dhe revizione financiare”, ka deklaruar Mesic.

Ish-presidenti kroat ka thënë gjithashtu se me sponsorët e tij gjatë fushatës është marrë shtabi i tij elektoral dhe jo ai personalisht.

Politologu Darko Petricic e ka akuzuar Mesic se është financuar nga eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe se është një nga tre personat më të pasur të Kroacisë.

Gjatë seancës, Pericic e ka përshëndetur ish-presidentin me fjalën shqip “mirdita”, ndërkohë që ka hedhur ndaj tij akuza të reja si ish-agjent i UDB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA