Gjendet i djegur oficeri SHISH

25/10/2011 00:00

Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror është gjetur i djegur brenda
automjetit të tij në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit
bregdetar të Durrësit, ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.

Prej 11 vjetësh ai punonte në Shërbimin Informativ. Esat Çopa, 49 vjec babai i një fëmije, nga Durrësi, u gjet i shkrumbuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e tij në polici për moskthimin në shtëpi dhe mesazhin e dyshimtë që i kishte dërguar djalit të vetëm, nxënës në shkolle të mesme, mbrëmjen e kaluar.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti ‘Opel Corsa’ i viktimes eshte sperkatur me benzine brenda dhe jashte dhe më pas i eshte vene zjarri, por pas berjes se autopsise se viktimes eshte pare qe ai me heret ishte qelluar me arme zjarri dhe mendohet se vdekja ka ardhur nga plumbi dhe jo nga djegia. Arma qe ka qelluar është pistoleta e tij tip Makarov.

Nje numer i konsiderueshem familjaresh, kolegesh dhe pjese te rrethit te tij shoqeror jane pyetur ne lidhje me motivet qe kane çuar ne kete krim dhe ndonese Çopa njihet si person qe nuk ka pasur konflikte te forta, dyshohet qe rrethana ende te panjohura e kane shtyre ate drejt vetedjegjes.

Perveç mesazhit drejtuar te birit per te bere kurajo dhe perballuar jeten e te ardhmen duke u mbeshtetur tek e ema, eshte deklaruar dhe se ai ka marre diku nje bidon me benzine te cilit dyshohet ta kete perdorur per djegjen e automjetit. Pista kryesore ku jane perqendruar hetimet eshte ajo e vetevrasjes, perfshire shkaqet qe e shtyne ne kete akt, nderkohe qe po hetohet dhe per konflikte te mundshme per shkak te punes. Policia po dyshon kryesisht per menyren e vrasjes dhe faktin qe viktima eshte qelluar edhe me arme.

Top Channel