Formula 1 rikthehet në SHBA

25/10/2011 16:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rikthehen në kalendarin e garave të Formulës 1, me Çmimin e Madh të Nju Xhersit që do të përfshihet mes garave duke nisur nga viti 2013.

Lajmin e bëri publik kryebashkiaku i qytetit, Felix Roque, ndërsa guvernatori Christie ka thirrur një konferencë për shtyp në mbrëmjen e së martës, për të treguar detajet e kësaj marrëveshjeje.

”Është një lajm i mrekullueshëm. Formula 1 në Nju Xhersi do të shkaktojë një bum ekonomik për të gjithë rajonin”, theksoi Roque.

Besohet se gara do të zhvillohet në një pistë të përshtatur buzë lumit Hudson, duke ofruar pamje spektakolare për të gjithë shikuesit. “Do të jetë një garë shumë sfiduese për pilotët. Për nga karakteristikat, pista është e ngjashme me atë të Belgjikës, por do të ofrojë ndjesinë e Monakos”, shtoi Roque.

Për herë të fundit, një garë e Formulës 1 në tokën amerikane është zhvilluar në vitin 2007, me Leëis Hamilton që fitoi atëherë Çmimin e Madh të Indianapolisit.

Top Channel